
Pas bojkotit të seancave stërvitore për shkak të pagave të prapambetura, skuadra e Vllaznisë është rikthyer e plotë në stërvitje ditën e sotme.
Futbollistët kuqeblu kanë zbritur në fushë për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Dinamos, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata brenda ekipit do të normalizohet plotësisht.


