Një 17-vjeçar është kallëzuar në polici, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur 16 –vjeçe.

Sipas Policisë së Tiranës më datë 23 mars, pas kallëzimit ka referuar në prokurori materialet për 17-vjeçarin me inicialet F.G. Ai dyshohet se më 31 mars ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur 16-vjeçe.

Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur F.G, vjeç 17, pasi më datë 31.03.2018, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur 16 vjeçe. Neni 101 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVJEDH LEKËT NË SHTËPI DHE IA JEP TË DASHURIT, VAJZA: MË GRABITËN
Artikulli tjetërPELEGRINAZHI NË KISHËN E LAÇIT