
Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, Metvei Petrov ia ka dalë të marrë një rezultat të mrekullueshëm. Petrov fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur të kalë me dorëza.
Rivaliteti ishte tejet i madh, gjithsesi, ai bëri më mirë se Cyril Tommasone, pas një paraqitje brilante. 31-vjeçari grumbulloi jo pak pikë, por 14.466.
Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti rus garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.