42-vjeçari, Altin Bahja ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një makine.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit, ku 42-vjeçari edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë mjeti që përplasi viktimën nuk është identifikuar ende pasi pas aksidentit është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e shoferit të makinës.

Artikulli paraprakZBARDHEN DETAJE NGA ARRESTIMI I AUTORIT TE 6-TE TE GRABITJES NE RINAS
Artikulli tjetërPASHKËT ORTODOKSE, KRYEPESHKOPI ANASTAS JANULLATOS MESAZH PËR BESIMTARËT