Dihet se shqiptarët tashmë janë zhvendosur nëpër botë ku jetojnë dhe punojnë prej kohësh. Shpesh herë kur dëgjojmë se një shqiptar/re, kryen vepra të mira në shtet të huaj, na bën ndihemi krenarë.

Një rast i tillë është ai i një kardiologu shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë, Kristo Papa, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte bashkë me bashkëshorten.

Ka qenë ora 02:45 e mëngjesit të një dite më parë, kur pasagjeri 63-vjeçar i ulur pranë mjekut humbi ndjenjat.

Doktori shqiptar u afrua pranë pasagjerit, ku i dha ndihmën e parë duke konstatuar se kishte të bënte me një Lipotimi, ose e njohur ndryshe gjendje të fikti.

Përgjatë 40 minutave, e cila ishte pjesa e mbetur nga Cori Irlandës për në Verona, doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në jetë deri në mbërritjen e ambulancës.

Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor për në ambulancë, të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.

Doktori e ka vizituar përsëri të nesërmen pasagjerin, ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Por sipas mjekëve të spitalit, nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.

Artikulli paraprakRAPORTI I OKB: SHQIPËRIA PO PLAKET ME SHPEJTËSI, JA ARSYET
Artikulli tjetërGREQIA NË ALARM, 17 VIKTIMA NGA VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR