Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Trebisht në Bulqizë.

Një makinë ka rënë disa metra nën një rrugë dhe për pasojë, dyshohet se ka humbur jetën një shtetas 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.