Një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit, rast të cilin policia po e heton si “Vrasje e foshnjës së porsalindur”.

“Policia në Prizren ka marrë një informatë, nga një dëshmitar, se në afërsi të Parkut të qytetit, gjendet një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës”.

“Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”.

Artikulli paraprakGARY KOKALARI LETËR SPAK: BERISHA TË HETOHET EDHE PËR FIRMAT PIRAMIDALE E GËRDECIN!
Artikulli tjetërOPERACIONI “ALPE TË PASTRA”/ KISHIN KULTIVUAR MBI 10 MIJË BIMË NARKOTIKE, TRE TË ARRESTUAR E GJASHTË NË KËRKIM