Në një letër drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani për dijeni zyrtarëve të lartë Amerikane dhe kryeministrit Rama, Geri Kokalari i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë Sali Berishën edhe për çështje të tjera, përveç aferës “Partizani”. Aktivisti shqiptaro amerikan Gary Kokalari sjell në vëmendje firmat piramidale duke e quajtur një nga krimet më famëkeqe që implikojnë Berishën.

“Pse mbështeti publikisht Vehbi Alimucaj dhe u tha shqiptarëve se paratë e tyre ishin të sigurta në skemën e tij piramidale të Vefës?”

“Berisha në atë kohë”, shkruan Kokalari, – mori një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira të Tiranës me pretendimin se vajza e tij e kishte blerë me punën në Kosovë, por, Kokalari shprehet se gjithçka duhet verifikuar.

Një tjetër çështje për të cilën Berisha duhet hetuar sipas Kokalarit është ajo e Gërdecit, pasi sipas tij ai është implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkë me të birin. Aktivisti risjell në vëmendje edhe vdekjen e dyshimtë të Kosta Trebickës, i cili ishte pjesë e marrëveshjes për demontimin e armëve. Gjithashtu, Kokalari shkruan se me hetimin e vdekjes së Trebickës u morën njerëz të afërt me Sali Berishën, të cilët lehtësisht nxorën konkluzionin se vdekja ishte aksidentale.

“Eshtrat e Kostës duhet të zhvarrosen dhe të ekzaminohen nga një patolog i paanshëm dhe ekspertë mjeko-ligjor me përvojë të gjerë në hetimet e vrasjeve”, sugjeron Kokalari.

Artikulli paraprakDITA E DYTË E ARMËPUSHIMIT NË GAZË, VONESA NË SHKËMBIMIN E PENGJEVE
Artikulli tjetërE RËNDË NË KOSOVË/ NJË FOSHNJË E PORSALINDUR GJENDET E VDEKUR NË PARK