Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngrirë në shtyllë, në qytetin e Kukësit.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se, se punonjësi i OSHEE-së, emri i të cilit nuk dihet ende, po punonte në shtyllën e tensionit ku nga temperatura e ulët ka ngrirë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit ku i është nënshtruar kujdesit të mjekëve.

Sipas bluzave të bardha në qytetin verilindor, ai ishte me temperaturë të trupit rreth 34 gradë duke sjellë edhe gjendjen e rënduar shëndetësuar të tij. Fatmirësisht, falë ndihmës së shpejtë, ai është tashmë jashtë rrezikut për jetën

Artikulli paraprakE GJITHË BOTA PA INTERNET PËR 24 ORË
Artikulli tjetërFRANCË, MBETET NË PARABURGIM RAMUSH HARADINAJ