Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur Gjykata e Apelit të Colmarit në Francë.

Lajmin e konfirmoi Prokurori i Përgjithshëm përmes një deklaratë, ku thuhet se Dhoma e udhëzimit të Gjykatës së Apelit të Colmar, do të duhet të vendosë mbi vlefshmërinë ligjore të kësaj kërkese. Haradinaj u arrestua dje në aeroportin e Basel-Mulhouse-Freiburg nga ana e policisë kufitare, ndërsa zbriti nga avioni që ishte nisur nga prishtina. Autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë dënuar arrestimin e Haradinajt si dhe kanë kërkuar nga BE të vihet në veprim që Serbia të heqë urdhër-arrestet për ish-luftëtarët e UÇK-së.

MPJ: Jemi ne kontakt me Francen Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e jashtme të Francës. Ministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron.

“Ambasada tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z. Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, tha Hoxhaj. Haradinaj kishte me vete një pasaportë diplomatike, gjatë kohës që u arrestua nga policia kufitare franceze. Serbia ka ngritur 108 padi penale kundër tij, për shkak të dyshimit se ka kryer krime të rënda, duke përfshirë terrorizmin dhe vrasjen e civilëve në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.

Artikulli paraprakE RËNDË NË VERI, PUNONJËSI I OSHEE-së NGRIN NË SHTYLLË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NISET DREJT MALIT TË ZI PËR STËRVITJE