Ish – kreu i Apelit, Shkodër Fuat Vjerdha prononcohet për herë të parë për mediat pas shkarkimit nga vetingu. Ai thotë se vendimi për ta shkarkuar është i padrejtë. Sipas Vjerdhës vendimi për çështjen

Mjacaj ka qenë një gjykim model dhe kemi krijuar një bindje se Sokol Mjacaj nuk e ka vrarë 13 vjeçarin Agim Lera rreth 10 vite më parë .Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve.

Duke iu referuar rasteve me kleçkë që ka gjykuar, Verdha thotë ndër të tjera se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka anuluar vendimin për lirimin e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut, i përmendur edhe në përgjimet e fundit të “Bild”.

Ish kreu I apelit të Shkodrës tha për gazetarët se do ta apelojë vendimin

Gjatë seancës dëgjimore u konstatua se pjesa më e madhe e pasurisë së Vjerdhës kishte rezultuar e justifikuar dhe pa probleme edhe pas hetimeve të Komisionit. Sipas KPK-së, pasuria kryesore e gjyqtarit ishte e lidhur me trashëgiminë nga e ëma, në të cilën ishte ndërtuar një kompleks pallatesh. Sa i takon kriterit të pastërtisë së figurës, relatori Hamitaj tha se nuk u vunë në dukje probleme.

Artikulli paraprakSISTEMIM-ASFALTIMI I RRUGËS NË GANJOLLË TË GURIT TË ZI
Artikulli tjetërIRSH PUBLIKON SONDAZHIN E SAJ PËR BASHKINË