Rruga e fshatit Ganjollë në Njësinë Administrative Guri i Zi, është kantieri i rradhës në Bashkinë e Shkodrës. Puna për sistemim- asfaltim të rrugës së këtij fshati që nuk është ndërhyerë asnjëherë, është tashmë në fazën e shtresave asfaltike. Nga investimi 41 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, përfitojnë direkt 200 familje të kësaj zone.

Projekti parashikon shtresë asfalti 1000 metër katror, mure mbrojtëse betoni, tombino me tuba betoni dhe kuneta betoni. Përfundimi i investimit të Bashkisë Shkodër, do të ketë impakt në përmirësimin e starndarteve të lëvizshmërisë për 800 banorë të fshatit Ganjollë në Gurin e Zi.

Artikulli paraprakRAMA: U DESH ILIR META PRESIDENT, QË TË KUJTOJMË PËR MIRË NISHANIN
Artikulli tjetërE SHKARKOI VETINGU,VJERDHA: KAM LËNË NË BURG DAJTIN DHE AVDYLAJN!