Teksa Lulzim Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha po organizon referendumin në të gjitha qytetet e vendit, ku tashmë ka nisur votimi për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD, vendime që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Referendumi nisi në orën 08:00 deri më 17:00, ku mbështetësit e Berishës po votojnë për shkarkimin e kryedemokratit. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.

SITUATA NË QARQE

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull, të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e

Qarku Korcë ka 9 qendra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.

Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.

Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.

Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.
Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.

Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratike vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.

Artikulli paraprakRAMA ZHVISHET NË STUDIO PËR T’U ‘KTHYER’ NË ANALIST
Artikulli tjetërEKSPORTET RRITEN ME 21% NË KRAHASIM ME PARA KRIZËN PËR 11 MUJORIN, DOBËT VETËM TEKSTILET E KËPUCËT