Pas rrjedhjes në media të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ambasada amerikane në një reagim në facebook
nxit të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Ambasada thotë se mirëpret vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet.

“Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë” thuhet në deklaratë.
Ambasada amerikane thekson se duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Venecia u kishte vënë në dispozicion palëve të interesuara një draft paraprak por se u ishte kërkuar ruajtja e konfidencialitetit deri në miratimin e opinionit final.

Balla deklaroi se mazhoranca do të ruajë konfidencialitetin siç edhe u është kërkuar nga Venecia.

Ekspertët tanë, tha Balla, do të përgatisin sipas kërkesës së vetë procesit, për reflektimet e pretendimeve të paleve në Opinionin Përfundimtar.

Ai nënvizoi gjithashtu se deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias.

Artikulli paraprakGJYKATAT PO MBETEN BOSH,ZVARRITEN GJYQET,PO BLLOKOHEN EDHE GJYKATAT E APELIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS, NJË I VDEKUR