Pasditen e së enjtes në pedonalen e qytetit të Shkodrës , u zhvillua sfiladë simbolike mode me fëmijët me aftësi ndryshe e cila u quajtë “ Edhe ne jemi të bukur” .

Fëmijët sfiluan duke u argëtuar si modela në pistën që ishte e vendosur për ta dhe publiku nuk i kurseu duartrokitjet . Organizatoria Alma Prendi u shprehë se ky aktivitet kishte si qëllim jo vetëm argëtimin por edhe sensibilizimin për shoqërinë dhe institucionet që t’iu japin më shumë vëmendje nevojave të shumta që kanë fëmijët dhe familjarët e tyre .

Ky aktivitet erdhi nën organizimin e Eko Mendje dhe shoqatës Rreze Shprese .Të ftuar ishin nga fusha e artit dhe sportit . Pjesmarrës në këtë sfilatë ishin fëmijët e shkollës “3 Dhjetori” dhe shoqatës “Rreze Shprese” .

Artikulli paraprakMUAJI ROZË, QEVERIA NË SHKODËR
Artikulli tjetërKRIMI TEMË E DITËS, REAGON MINISTRI BUSHATI