Të gjithë institucionet publike e kanë zyrtarisht pushim, ndërsa ata janë të detyruar të kërkojnë punë si çdo ditë, për të siguruar bukën e përditshme të familjes.

Janë qytetarë shkodranë, të cilët prej vitesh kanë një pikë takimi të përbashkët në sheshin “Perash”, për t’u shpërndarë më vonë kush për ndonjë punë ditore që mund të ketë gjetur, e kush tjetër për t’u rikthyer sërish në shtëpi, në mesin e problemeve ekonomike, pasi edhe një ditë tjetër ishte e pafat.

Këta burra shkodranë, prej vitesh ndjekin të njëjtin praktikë, në mungesë të një tjetër alternative më të mirë për të siguruar bukën e familjes.

Pjesa më e madhe e tyre kundërshtojnë të flasin para kamerës, megjithatë edhe ata që tentojnë sërish nuk hezitojnë të shprehin ironinë me pushtetin.

1 maji njihet si dita e punëtorëve, megjithatë në botë më shumë shërben si një ditë proteste për të kërkuar të drejtat e munguara, se sa një festë.

Në Shqipëri në vitet e fundit ka filluar të ndihet një erë ndryshimi për të kërkuar të drejtat, e megjithatë vetë papunësia është në nivele të larta.

Punëtorët shkodranë që kërkojnë çdo ditë punë në pika të ndryshme të qytetit janë shtresa më në nevojë, aty ku papunësia njeh ritme të larta që prej viteve të para të demokracisë.

 

Artikulli paraprakPROTESTAT E 1 MAJIT, KËRKESA PËR MË SHUMË TË DREJTA NËPËR BOTË
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMIT TË BUKËS