Furrat e bukës në të gjithë Shqipërinë kanë kërcënuar se do të rrisin çmimin e bukës për shkak të çmimit të energjisë elektrike.

Kjo e fundit ishte vendosur 7.0 lekë për kilovat, megjithatë furrat që disponojnë frigoriferë dhe pajisje të tjera elektronike janë të përjashtuara, duke i detyruar të paguajnë dyfishin e çmimit për kilovat.

Në shumë qytete të Shqipërisë ka patur deklarata të prodhuesve që do të marrin masa për rritje të çmimit të bukës. Pavarësisht se në Shkodrës nuk ka asnjë reagim se çfarë pritet të ndodh nga vetë furrat e bukës, mendohet se efekti domino do të ketë ndikimin e vetë.

Përderisa, qytetarët shkodranë, shprehen se rritja e çmimit të bukës është e gabuar, pasi është ushqimi bazë dhe i përditshëm i qytetarëve.

Aktualisht, një bukë tregtohet me 70 lekë të vjetëra, megjithatë nuk është çudi që në muajt në vazhdim te ketë rritje me 10 apo 20 lekë.

Pjesa më e madhe e furrave të bukës, jashtë kamerave shprehen se rritja e taksave ka qenë e vazhdueshme, ndërsa energjia të paktën duhet të ketë një subvencion, në mënyrë që çmimet të qëndrojnë në kuotën aktuale në të cilën ndodhen.

 

Artikulli paraprakEDHE NJË TJETËR 1 MAJ NË KËRKIM TË PUNËS
Artikulli tjetërMBYLLJA E AMBULANCAVE PASDITEVE, SHQETSIM PËR SPITALIN