Kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur zyrtarisht fluturimet ditën e sotme. Destinacioni i parë i linjës së re është Tiranë-Stamboll-Tiranë me 80 studentët e ekselencës.

Ndërsa do të ketë edhe destinacione të tjera në qytetet europiane si Roma, Londra apo Milano. I pranishëm në Rinas në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ai tha se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

Më pas Rama zbriti nga bordi, ndërsa avioni i parë i linjës ajrore shqiptare nisi fluturimin drejt Stambollit. Avionët do të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë.

Kompania shqiptare pritet që të ofrojë më shumë mundësi për fluturime “loë cost” nga Shqipëria.T re ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment” me 49 dhe 41%.

Artikulli paraprakTË PËRNDJEKURIT: BURGU I SPAÇIT TË KTHEHET NË MUZE
Artikulli tjetërRIKONSTRUKTOHET PAS 42 VITESH SHKOLLA E VELIPOJËS