Një nga largimet mjaft të përforluar dhe të kritikuara nga tifozeria e Vllaznisë është ai i Edon Hasanit i cili ka firmosur para disa ditësh më ekipin Iranian të Sepahan.

Pavarësisht faktit se tek Vllaznia nuk dining je për zyrtarizimi i tij si futbollist tek ky ekip ka qënë vetë presidentja e skuadrës shkodrane Voltana Ademi e cila u shpreh se nëse do të jetë e nevojshme këtë çështje do ta çojnë deri në ndjekje ligjore pas Hasani është akoma nën kontratë me ekipin kuqeblu. Por mesa duket mesfushori shkodranë ka marrë edhe masat për këtë gjë pasi vetë futbollisti shkodranë dukët se është rikthyer në vendlindjen e tij kun ë rrjetet sociale ka publikuar edhe foto e cila shoqërohet me diçiturën “Ata thonë është e vështirë, unë them do vazhdoj ta bëj’”.

Kjo shprehje në fakt ka sense sepas e Hasani pas ardhjes së tij në Shkodër ai është takuar me drejtuesit e klubit për ti dhënë një zgjidhje çështjes së kalimit të tij te klubi i ri. Ndërmjet dy palëve është gjetur edhe akordi ku kanë vendosur se Edon Hasani do të falë tre rroga të tij, që kapin vlerën 12 mijë euro e njëkohësisht do të paguajë edhe një gjobë prej 3 mijë eurosh për mosrespektim të kontratës. Kështu edhe kalimi i Edon Hasanit quhet tashmë plotësisht zyrtarë tek ekipi i Sepahan duke u quajtur kështy edhe largimi i parë nga ekipi i Vllaznisë .

Artikulli paraprakATMOSFERË FESTIVE NGA FËMIJËT E QKF NË PEDONALE
Artikulli tjetërPRIVATIZIMI I VLLAZNISË, NJË HISTORI E PËRVITSHME