Sot ekspertët e Komisionit të Venecias do të zhvillojë dy takimet e fundit në Shqipëri. Në orën 09:00 do të zhvillojnë takimin me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe në 10:30 do të mbyllin axhendën me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Dita e djeshme ishte më e ngjeshura për ekspertët, pasi e nisën me një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Më pas delegacioni i këtij komisioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, opozitën parlamentare, përfaqësuesit e KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Komisioni i Venecias erdhi në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Të hënën Presidenti Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë
1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

Artikulli paraprakINVESTIMET E HUAJA NISIN RËNIEN, TKURREN 13% NË TREMUJORIN E DYTË
Artikulli tjetërNËNA E SHTATË FËMIJËVE OPEROHET ME SUKSES NË QSUT, RAMA: ISHTE NDËRHYRJE E VËSHTIRË