Një sasi e vogël lëndë plasëse i është vendosur një automjeti tip Mercedez Benz, në pronësi të një oficeri politike të krimeve të rënda në komisariatin e Policisë së Krujës.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta në rrugën “Kastriotët”. “Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë. Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj”, sqaron policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre. Ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve, ndërsa shpërthimi tjetër është regjistruar në Durrës.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME LËNDË PLASËSE PRANË ZYRËS ELEKTORALE TË LSI-SË NË DURRËS
Artikulli tjetërPËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE