Rreth 2500 maturantë të vitit aktual shkollor si dhe një numër i ulët i vitit të kaluar kanë përmbyllur ciklin e provimeve të maturës.

Në 11 qendra të shpërndara në Shkodër dhe Vau-Dejës, maturantët i janë nështruar 2 provimeve të lëndëve me zgjedhje. Nxënësit vënë theksin tek kontrollet e shumta për zbatimin e rregullores përgjatë 3 orëve. Ndërkohë, Drejtoria Arsimore Rajonale tregon se në provim nuk ka patur asnjë të penalizuar për shkelje të rregullores, ndërsa po bëhet gati edhe dokumenacioni për publikimin dhe shpërndarjen e notave të lëndës Gjuhë Shqipe sapo të përfundojë korrigjimi i plotë. Në të gjithë vendin rreth 37.000 maturantë i janë nënshtruar provimeve të maturës që nisën me testimin e detyrueshëm të gjuhës së huaj për t’u përmbyllur me provimet e lëndëve me zgjedhje.

Artikulli paraprakEKSPLOZIV AUTOMJETIT TË OFICERIT TË POLICISË
Artikulli tjetër“NJË LUTJE” NGA VELIAJ, LETRA E PERSONALIZUAR PËR FAMILJET E TIRANËS