Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në në Prefekturën e qarkut Shkodër është organizuar një ekspozitë me punime artistike të nxënësve të shkollave të qytetit.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, u ndal te rëndësia e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të institucioneve për parandalimin e këtij fenomeni, duke theksuar nevojën për informim të vazhdueshëm, veçanërisht të të rinjve.

Ndërkohë, drejtorja e zyrës vendore të arsimit Brisela Kadia vlerësoi kontributin e nxënësve përmes punimeve artistike, duke theksuar se ekspozita shërben si një formë komunikimi dhe sensibilizimi për rreziqet e trafikimit të personave.

Përmes artit, nxënësit kanë përcjellë mesazhe kundër një fenomeni që kërkon vëmendjen dhe bashkëpunimin e gjithë shoqërisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, TRANSPORTIM E SHITJE LËNDËSH NARKOTIKE, 4 NË PRANGA, 1 PROCEDOHET PENALISHT
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ DEKRETON 9 MAJIN PËR ZGJEDHJET VENDORE TË 2027!