Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 9 maj 2027. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur këtë të premte, më 30 tetor, dekretin që cakton zyrtarisht datën kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor.

Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.

Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEKSPOZITA KUNDËR TRAFIKIMIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërPROTESTA E SË SHTUNËS NË TIRANË, AMBASADA AMERIKANE THIRRJE QYTETARËVE TË SAJ