Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur lejimin e ekstradimit me kusht në Itali për shtetasin Ilir Bajri. Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkallës së Parë në Shkodër përfaqësuar nga prokurori Frederik Laloshi gjykata e Shkodrës përmes gjyqtarit Sokol Shehu vendosi lejimin e ekstradimit me kusht të Ilir Bajrit, i kërkuar për ekstradim në Itali për shkak të një dënimi që ka atje me 5.6 vite vite burg.

Pas këtij vendimi në shkallën e parë në Shkodër lejimin e ekstradimit me kusht, shtetasi Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali sepse kushti i vendosur nga gjykata nënkupton që për aq kohë sa të jetë e nevojshme të përfundojë procedimi penal dhe gjykimi në themel i çështjes, Bajri do vijojë të qëndroj në Shqipëri për llogari të drejtësisë këtu pasi ka të regjistruar procedimin penal nr 60 në 2018-ën tek prokuroria e shkallës së parë për krime të rënda.

Në këtë mënyrë koha se kur Ilir Bajri mund të ekstradohet drejt Italisë mund të vendoset në mënyrë të saktë nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë se është një organ që e ka këtë të drejtë në bazë të ligjit. Burime pranë të dyshuarit bëjnë dhe avokatit të tij Arbër Hoxha bëjnë me dije se kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe do të bëjnë ankim pranë gjykatës së apelit në Shkodër brenda afatit ligjor.

Nga ana tjetër brenda 10 ditëve do të shpallet edhe vendimi i plotë nga gjykata e shkallës së parë për lejimin e ekstradimit me kusht për shtetasin Ilir Bajri. Në bazë të shkresave të mëparshme, Italia ka kërkuar esktradimin e këtij shtetasi në 20 shkurt të 2019-ës për shkak të dënimit me 5.6 vite burg që ka në shtetin fqinj. Ilir Bajri është dënuar në Itali për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni”, “emigracion klandenstin” dhe “fallsifikim

dokumentesh” bashkë me 8 persona të tjerë të akuzuar si një grup i strukturuar kriminal. Ilir Bajri është arrestuar në Shkodër në shtator të 2018 në kuadër të operacionit “Oaz” në një aksion nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të ardhura nga Tirana, forcat Shqiponja dhe dhjetra efektiv të tjerë të policisë ndësa hetimet ndaj tij vijojnë tek prokuroria e shkallës së parë për krime të rënda në Tiranë në pritje të një vendimi atje.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD THIRRJE POLICISË: LIRONI TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërVRAU MIKUN E SHTËPISË PËR PRONËN, ARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR NË LEZHË