Një shqiptar është gjetur i ekzekutuar me një plumb në kokë në Spanjë. Trupi i pajëtë i shqiptarit është gjetur në breg të lumit Guadalentin në rajonin e Totana-s.

Sipas mediave spanjolle trupi i shqiptarit kishte shenja të shumta dhune ndërsa ishte shpallur i zhdukur të hënën që lamë pas në Mazarron, ku prej vitesh punonte në lokalet e natës në këtë zonë.

Policia spanjolle ka zbuluar krimin në fjalë vetëm pas një telefonate të një banori të zonës, i cili i njoftoi autoritetet për një makinë të dyshimtë pranë lumit Guadalenti e cila nuk kishte lëvizur që nga dita e hënë.

Pas shqyrtimit të vendngjarjes policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krime dhe kanë dyshime të forta se bëhet fjalë për një hakmarrje bandash.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse vrasësit e kanë kryer krimin në ndonjë vend tjetër apo kanë patur një takim me viktimën në këtë zonë dhe më pasë e kanë ekzekutuar.

Mediat spanjolle shtojnë se viktima mund të jetë ekzekutuar për shkak të prishjes se pazareve të drogës.

Artikulli paraprak28 LËVIZJE NË SHËRBIMIN DIPLOMATIK,JANE EMERUAR JASHTE SISTEMIT
Artikulli tjetërTYMUESE DHE SHASHKA NË DREJTIM TË POLICISË, SHOQËROHEN 23 PROTESTUES