Në protestën e sotme të opozitës nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

Pas mbylljes së protestës, policia nisi edhe verifimet për personat që hodhën tymuese dhe shashka në drejtim të tyre.

Mësohet se policia e Shtetit ka shoqëruar 23 protestues, të cilët dyshohet se gjatë protestës kanë hedhur mjete piroteknike.

Të shoqëruarit ndodhen aktualisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate.

Disa ish-deputetë të opozitës kanë shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës në mbështetje të qytetarëve të cilët kërkojnë lirimin e familjarëve të tyre, të cilët u shoqëruar sot pas protestës së sotme të opozitës.

Mësohet se në mbështetje të tyre kanë shkuar ish-deputetët demokratë Klevis Balliu, Agron Shehaj dhe Bardh Spahia.

Artikulli paraprakEKZEKUTOHET ME PLUMB NË KOKË SHQIPTARI NË SPANJË
Artikulli tjetër”NDESHJA E FUNDIT”, BOMBERI SHKODRAN VAR KËPUCËT NË GOZHDË