Me një “cicërrimë” në Twitter, Elon Musk trazon gjithë botën e futbollit. Njeriu më i pasur i planetit kërkon të blejë klubin më të shtrenjtë për ta shpëtuar nga turpi? Lajmin e publikuan menjëherë mediat ndërkombëtare duke u bazuar te Twitter-i i manjatit por më pas e përgënjeshtruan pasi vetë Musk e bëri një gjë të tillë.

Pronari i “Tesla Space X”, pasuria e të cilit llogaritet të jetë rreth 265 miliardë $, shkruajti fillimisht se ekziston mundësia që ai të blejë aksionet e klubit më të titulluar të Anglisë por më pas e përgënjeshtroi.

Fillimisht për disa minuta u vu re lumë komentesh në postimin e 51-vjeçarit ndërsa shumë njerëz u shprehën skeptikë. Elon Musk njihet për qëndrimet e tij “virtuale” jo tërësisht të qarta që shpesh herë kanë rezultuar edhe të pavërteta dhe pak orë më vonë theksoi po në Twitter se nuk ka ndërmend ta blejë klubin.

“Nëse do të bleja një klub ai do të ishte Man. United pasi jam tifoz që fëmijë me këtë skuadër”, shtoi pak momente më vonë në një Twitter tjetër, Musk.

Manchester United drejtohet nga 6 fëmijët e biznesmenit amerikan, Malcolm Glazer i cili dërroi jetë në vitin 2014 ndërsa aksionet e klubit në bursën e New York janë në rënie të vazhdueshme. Familja Glazer zotëron gjithashtu edhe klube të mëdhenj të sporteve amerikane si Tampa Bay Buccaneers ndërsa nuk ka bërë asnjë koment rreth Twitter-it të Musk.

Familja Glazer po kontestohet ashpër nga tifozët që kërkojnë largimin e tyre prej shumë vitesh ndërsa kriza tashmë ka prekur edhe skuadrën në fushën e lojës.

Elon Musk përgënjeshtron lajmin e blerjes së Man. United

Elon Musk përgënjeshtron lajmin e blerjes së Man. United

Elon Musk përgënjeshtron lajmin e blerjes së Man. United

Artikulli paraprakPUTIN RIKTHEN “NËNAT HEORINË” PËR GRATË QË LINDIN E RRISIN 10 OSE MË SHUMË FËMIJË. KANË DHE SHPËRBLIM TË MAJMË
Artikulli tjetërKRIZA ENERGJETIKE NË RAJON, MAQEDONIA E VERIUT MERR MASA PËR KURSIM TË KONSUMIT