Në Shkodër gjatë ditës së sotme pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore.

Në qytetin e Pukës reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë rreth 20-25 cm. Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore. Akset rrugore: Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë, kanë qenë disi më problematik, pasi në segmente të caktuara automjetet kanë qarkulluar edhe më zinxhirë.

Akset rrugore: Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Malësi e Madhe-Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, kanë qenë të kalueshme, por me zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË FRANCË RAMUSH HARADINAJ
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË NJË LOKAL NË QENDËR TË QYTETIT TË VLORËS