Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur disa momente më parë në një nga lokalet që ndodhet pranë gjykatës në qytetin bregdetar. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat, ndërsa ai që mendohet të jetë edhe shënjestra, është plagosur në këmbë.

Personi është dërguar në spitalin e qytetit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani dihet se autori ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe është larguar me shpejtësi.

***

Policia ka identifikuar të plagosurin që u qëllua me armë zjarri në një atentat në Vlorë. Ai është Zhuver Sheka 22 vjeç, i cili u qëllua me plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej 22-vjeçari dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Ngjarja që ndodhi pranë gjykatës dyshohet se është atentat.Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje kriminale.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE TREGOJNË PËR SITUATËN NË SHKODËR SI PASOJË E RESHJEVE
Artikulli tjetërKUSH RREH GRUAN DËNOHET ME TRE VJET BURG, DENONCIMI NUK TËRHIQET MË