Specialisti i emergjencave Vasil Premçi shprehet se ligji shqiptar është i gabuar sepse nuk parashikon siç duhet parandalimet ndaj katastrofave natyrore por vetëm ndërhyrjen pasi bëhen dëmet.

Po ashtu specialisti premçi u shpreh se duhet të dimë si të sillemi me tërmetet ndërsa bëri apel për qytetarët që të mos ndërtojnë shtëpitë buzë lumenjve. Ligji shqiptar nuk është aq i mirë sa të parandalojë katastrofat e ndryshme natyrore siç janë përmbytjet apo të tjera emergjenca si këto që mund të vijnë papritur. Kështu u shpreh Vasil Premçi specialist në emergjencat civile gjatë një takimi koordinues mes ministrisë së transporteve dhe autoritetit verior rrugor me temë “mirëmbajtja e sistemit rrugor në situatë normale dhe emergjente”. Tërmet nuk mund të ndalohen tha specialist Premçi por duhet të dimë sit ë sillemi ndaj tyre ndërsa u shpreh se nuk duhet lejuar ndërtimi i shtëpive në afërsi të lumenjve apo liqeneve. Shpesh në një problem kthehet mungesa e fikseve të zjarrit në mjediset tona ndërsa shqetësim është edhe mungesa e efiçensës nga zjarrëfikëset. Takimi u realizua në sallën e rektoratit në universitetin e Shkodrës teksa të pranishëm në këtë seminar ishin edhe prefekti i Shkodrësë, drejtori i autoritetit rrugor të veriut dhe përfaqësues të bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakNIS INVESTIMI, 300 MLN LEKË PËR “FUSHËN E DRUVE”
Artikulli tjetërIKMT PRISH 10 OBJEKTE NË HYRJE TË QYTETIT