IKMT ka nisur prishjen e 10 objekteve në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Shkak është bërë një kërkesë e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime qytet që para 3 vitesh duke qenë se ndërtesat pengojnë kolektorin më të madh të ujrave. Pronarët e dyqaneve që po shemben thonë se nuk janë lajmëruar ndërsa shprehen se është e padrejtë sepse i kanë në proces legalizimi. 10 objekte në hyrje të Shkodrës po prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Është ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qytet në Shkodër ajo që ka bërë kërkesën tek IKMT që para 3 vitesh për të shembur këto ndërtesa sepse pengojnë kolektorin më të madh të ujrave. Pronarët e dyqaneve që po prishen shprehen se nuk kanë patur asnjë njoftim nga IKMT ndërsa objektet që posedojnë i kanë në process legalizimi.Një prej problemeve kryesore të hasur pas vitit 2010 kur Shkodra u përfshi nga përmbytjet masive janë ndërtimet e panumërta mbi kolektore apo edhe ne liqene e lumenj duke ndikuar negativisht. Në vazhdimësi priten të tjera prishje objektesh që pengojnë kolektorët apo ngushtojnë liqenet dhe lumenjtë. Nga ana e saj IKMT nuk pranuar të japë asnjë sqarim duke qenë se këtë të drejtë e ka vetë Inspektoriati Qëndror në Tiranë.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT, SPECIALISTI PREMÇI: KEMI LIGJ TË GABUAR
Artikulli tjetërTEMAL, SEKUESTROHEN 92.5 KG KANABIS SATIVA