Parlamenti italian i ka dhënë ok dekretit për emigrantët, i cili parasheh disa rregulla për mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar.

Fëmijët dhe të rinjtë që nuk kanë mbushur ende moshën madhore dhe mbërrijnë në Itali pa familje nuk do të refuzohen, por të kenë të njëjtat të drejta si bashkëmoshatarët e tyre në BE. Projektligji u votua në Kuvend me 375 vota për, 13 kundër (Lega) dhe 41 abstenime (përfshirë partinë Forza Italia). Votimi u përshëndet përmes një postimi në twitter nga kryeministri italian Paolo Gentiloni, i cili e cilësoi një zgjedhje të qytetërimit.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET CELULA XHIHADISTE, ARRESTOHEN 4 KOSOVARË, NJË I MITUR
Artikulli tjetërBOB DYLAN PAS 5 MUAJSH PRANON ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSINË