Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qëndër të qytetit të Venecias. 4 shtetas kosovarë janë arrestuar mes të cilëve dhe një minoren.

Të personat e arrestauar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias. Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qëndrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo. Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET 158 KG DROGE, ARRESTOHET 35-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërEMIGRANTËT, ITALIA OK DEKRETIT: TË MITURIT E PASHOQËRUAR NUK DO REFUZOHEN