Më shumë se 300 emigrantë nga Afrika sub-Sahariane kaluan gardhin 6 metra të gjatë që ndan Marokun dhe enklavën spanjolle të Melilla gjatë pasdites së djeshme. Një numër prej 209 emigrantësh arritën të hyjnë në territorin spanjoll.

Mediat lokale rapotojnë se një polic u plagos pasi u sulmua nga një emigrant, ndërsa katër emigrantë që hynë në Spanjë u plagosën lehtë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Të dy enklavat spanjolle në Marok, Ceuta dhe Melilla, të cilat janë vetëm kufij tokësorë të BE-së dhe Afrikës, janë përdorur shpesh si porta hyrëse në Evropë nga emigrantët afrikanë të cilët ose ngjiten mbi gardhin kufitar ose tentojnë të kalojnë me not.

Sipas Frontex, rreth 22900 njerëz mbërritën ilegalisht në Spanjë në vitin 2017, gati dyfish më shumë se në 2016.