Ditën e sotme në spitalin e Lezhës, Amaros Deda është dërguar i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në “Shënkoll”.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku i riu Amaros Deda humbi jetën pasi u paraqit në spital i plagosur me armë.

Policia bën me dije se dyshohet të jetë vetëvrasje. Ndërkohë arma e zjarrit është sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale.

Sakaq 32-vjeçari Amaros Deda kishte precedentë penalë.

Artikulli paraprakBERISHA-SPIROPALIT: ANTIMAFIA ËSHTË NË VEPRIM, S’E MBRON DOT SKËNDËRBUCIN TËND! MINISTRJA: NUK LE BURRË E GRUA PA MARRË NË GOJË
Artikulli tjetërVLLAZNIA PRET BILETËN PËR NË GJYSMËFINALE, NDESHJA MBYLLET 1-0 KUNDËR FLAMURTARIT