Mundësitë e punësimit në Shqipëri, sidomos për të rinjtë mbeten të pakta, dhe për këtë arsye shpeshherë e vetmja rreze shprese mbeten programet ndërkombëtare të cilat aderojnë në vendin tonë.

Njëri ndër ta është edhe “Erasmus +”, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian dhe këtë vit feston 30-vjetorin e krijimit të tij. Në qendrën e inforimit të BE-së në Shkodër u organizua një aktivitet ku të rinj që kanë përfituar nga ky program, shkëmbyen eksperiencat e tyre.

Vizitat nëpër vendet e Evropës janë një mundësi e mirë për të krijuar njohje të reja, por edhe për të shkëmbyer kultura në mënyrë që të gjithë bashkë të bëhemi më të fortë për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Drejtuesja e EUIC Shkodër, Shehiada Piraniqi, e vlerëson “Erasmus-in” për kontributin që ka dhënë në vendin. Të tilla aktivitete shërbejnë edhe si një thirrje për të gjithë të rinjtë që duan të arsimohen jashtë në Bashkimin Evropian, për të kontribuar më pas në vendin e tyre. Në këtë përvjetor të 30-të, “Erasmus” premton që ta vazhdojë më tej këtë nismë shumë të vlefshme sidomos për rininë.

Artikulli paraprakMURIQAN, NIS TË SHTOHEN HYRJE-DALJET E SHTETASVE
Artikulli tjetër“SKUADRA E SHKODRËS”, PS PREZANTON QYTEZËN E MESIN