Në një fjalim para mbështetësve të tij në Ankara, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij kurrë nuk do të jetë pjesë e BE sepse nuk është vend i krishterë.

Turqia po përpiqet që t’i bashkohet BE-së qëkur dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në vitin 1987, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht për shkak të shqetësimeve rreth të të drejtave të njeriut, mosmarrëveshjeve për Qipron dhe çështje të tjera. Gjatë takimit elektoral të një dite më parë, Erdogan pohoi se takimi i përfaqësuesve të BE-së me Papa Françeskun ishte dëshmi se Bashkimi Evropian është thellësisht organizatë e krishtere. “Të gjithë liderët e vendeve të BE-së shkuan në Vatikan dhe e dëgjuan Papën në mënyrë nënshtruese. E kuptoni tani pse ata nuk e pranojnë Turqinë në BE prej 54 vitesh?” tha Erdogan para turmës të dielën, duke iu referuar Marrëveshjes së Ankarasë të vitit 1963 mes Turqisë dhe Evropës. Erdogan ka shkuar edhe më tej duke e quajtur BE-në organizatë të kryqëzatës. “Kjo situatë është mjaft e qartë, është Aleancë e Kryqëzatës. 16 prilli do të jetë dita për ta vlerësuar këtë,” përfundoi ai.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, MOS HARRONI ÇADRËN
Artikulli tjetërSMARTPHONE-T DO DALIN JASHTË PËRDORIMIT