Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka bërë me dije se do të tërheqë të gjitha akuzat ndaj personave të akuzuar për fyerje ndaj tij.

Ai tha se ishte frymëzuar nga ndjenja e unitetit në prag të grushtit të dështuar të shtetit. “Unë do të tërheq të gjitha paditë që kanë të bëjnë me ofendimet dhe mungesën e respektit ndaj meje,”- tha Erdogan para pallatit presidencial. Autoritetet thonë se nga ky vendim i Presidentit do të përfitojnë duke u liruar nga akuza e ofendimit rreth 2 mijë persona. Por gjithashtu Erdogan mbajti një qëndrim më të zbutur edhe ndaj vendeve që i ka kritikuar se janë përpjekur për ta rrëzuar atë me anë të grushtit të shtetit. Më parë ai akuzoi Joseph Votel, kreun e Komandës Qendrore të SHBA, duke thënë se ai ishte në anën e komplotuesve për grusht shteti. Gen Votel nga ana tjetër kishte deklaruar të enjten se burgosja e disa udhëheqësve ushtarakë mund të dëmtojë bashkëpunimin ushtarak mes Turqisë dhe SHBA-së.

Artikulli paraprakKOSOVA PARALAJMËROHET PËR SULME TERRORISTE NGA ORGANIZATA GYLEN
Artikulli tjetërSËRISH AKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, NJË I VDEKUR DHE 5 TË PLAGOSUR