Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ky aksident ka ndodhur rreth orës 06.40, në autostradë, në afërsi të tregut të Milotit. Sipas policisë mjeti tip Nissan me targa AA316IV, me drejtues shtetasin D.F. është përplasur me mjetin Opel me targa të Kosoves 07-689- AN, me drejtues kosovarin me iniciale A.C. Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja e mjetit Nissan, shtetasja G.F. rreth 70 vjeçe, banuese në Tiranë dhe 5 persona të tjerë të cilët po dërgohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakERDOGAN TËRHEQ PADINË NDAJ ATYRE QË E KANË OFENDUAR, PËRFITOJNË 2 MIJË PERSONA
Artikulli tjetërKRIZË E RE NË EVROPË? – JUNCKER: MARRËVESHJA ME TURQINË PËR EMIGRANTËT DREJT PRISHJES