Emërimi i familjarëve të nënkryetares së Kuvendit në prokurorinë e Tiranës u bë debat në Kuvend.

Sali Berisha dhe deputetët të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës duke e akuzuar se “ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”

Luçiano Boçi: E keni bërë këtë shtet, drejtësinë e parlamentin duke e mbajtur në një dorë.

Ermonela Felaj: E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. E ke mbushur prokurorinë me familjarët e tuaj

Ta dish ti dhe të gjithë të tjerët, ato tituj nuk na i ka dhënë politika por arsimi. Se magjistrat nuk të bën politika por shkolla, nuk jemi plepista. Nuk jemi nga listat e Sali Berishës kur ishte president. Ulu! Ato çështjet nuk i trajtoni ju. Mos sillni familjarët në sallë. Është e shpifur kultura juaj komuniste.

Ndërhyn Sali Berisha nga salla. Kërkon replikë nga foltorja por Felaj refuzon

Ermonela Felaj: “Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj.”

Artikulli paraprakKRYEMINISTRAT E HOLANDËS DHE LUKSEMBURGUT NË KOSOVË DHE SERBI PËR ULJEN E TENSIONEVE
Artikulli tjetërÇFARË PO NDODH ME KALLËZIMET PËR KRIMET ELEKTORALE TË 2021 DHE ÇËSHTJEN E MCGONIGAL? JA PËRGJIGJJA E KREUT TË SPAK