Këto janë pamjet e bregdetit të Kunës në Shëngjin pas stuhive detare të diteve të fundit.Disa pisha dhjetra vjeçare janë rrëzuar e të tjera janë gati të bien.Erozioni detar në këtë zonë turistik ka marrë përmasa të frikshme.

Sipas përllogaritjeve, nga viti 1917 deri në 2010 deti ka përpire 362 hektarë tokë në një vije bregdetare prej 11 km thotë eksperti i Mjedisit Jak Gjini, ndërsa rendit disa prej faktoreve të kësaj situate.

Ndërtimi i dallgëkthyesve dhe krijimi i dunave artificiale shihet si zgjidhje për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues thotë Eksperti i Mjedisit Jak Gjini.

Alarmi për erozionin detar në zonen e Kune-Vainit në Shëngjin është dhënë prej vitesh.Bashkia Lezhë bën me dije se ndërhyrje të tilla kërkojnë fonde të medha dhe në këto kushte shqetësimi ju është përcjellë institucioneve qëndrore për të marra masa.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA PËR SHKAK TË LAGËSHTIRËS DHE PËRFUNDON NË LUMIN FAN, SHPËTOJNË MREKULLISHT BABË E BIR
Artikulli tjetërVRASJA E NIKULAJ, ZBARDHET DËSHMIA E PORTUGEZIT