Ervin Salianji dorëhiqet nga posti i sekretarit të grupit parlamentar të PD-së dhe nr 2 të Grupit Parlamentar të PD-së.

Ai thumbon me anë të një statusi në facebook duke thënë që “numërimi” e la jashtë.

Salianji shkruan më tej se dorëheqja pas çdo rezultati duhet të kthehet në standart në politikë për çdo mosarritje.

Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur.

Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë.

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi!

Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standart! Funksioni im politik si sekretar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet nga kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen!

Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar! Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja!Salianji u zëvendësua me Grida Dumën.

Në votimin e së shtunës, kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana, tha se nxjerrja nga lista fituese e Salianjit dhe disa deputetëve të tjerë demokratë u bë për shkak të respektimit të kuotave gjinore.

Gjana sqaroi se “bazuar në nenin 9 pika 5 e statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të Kryesisë me 15 anëtarë në mënyrë të detyruar 30% e këtij numri të përgjithshëm duhet të jenë gra,

kemi qenë të detyruar që nga renditja e numrit të votave të marra të largohen nga kjo renditje Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi që kanë rezultuar me vota të barabarta.

Po të mos zhvendoseshin sigurisht do të hidhej një short për të shpallur fituesin.

Nga zhvendosja e katër vetave futen katër femra që bazuar në numrin e votave nuk do të futeshin në këtë renditje përjashtuar Jorida Tabakun që ka hyrë automatikisht në 15 me numrin e votave që kishte. U futën Grida Duma, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku”.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRADHË PËR KARTAT E IDENTITETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MBRËMJA GALA E PERSONAZHEVE TË VITIT