Menjëherë pasi është bërë publik lajmi se një numër i konsiderueshëm i kartave të identitetit nuk nuk mund të përdoren pas muajit Qershor, qytetarët shkodranë i janë drejtuar zyrave t e Gjendjes Civile për të bërë aplikimet e reja.

Për shkak të fluksit të krijuar ditët e fundit, qytetarët kanë hasur vështirësi në përfundimin e procesit të aplikimit. Ato shprehen se u duhet të presin shumë në rrallë për të kryer procesin e aplikimit të kartës.

Qytetarët thone se një qendër aplikimi është e pamjaftueshme për të përballuar fluksin e qytetarëve.

Në fillim të muajit janar të këtij viti, u bë publik lajmi se në të gjithë Shqipërinë do të skadojnë më shumë se 1 milion karta identiteti të prodhuara në vitin 2009.

Me përfundimin e kësaj periudhe 10 vjeçare, fillon fluksi i riaplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Ndërkohë, deri në fund të muajit Qershor, pritet që zyrat e Gjendjes Civile në qytetin e Shkodrës të kenë fluks të vazhdueshëm aplikimesh.

Artikulli paraprakM.MADHE, AKUZA BASHKISË PËR NDIHMËN EKONOMIKE
Artikulli tjetërERVIN SALIANJI DORËHIQET NGA POSTET NË PD