“Estetika Muzikore” nga Enriko Fubini u promovua këtë të mërkurë në ambjentet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

I përkthyer nga profesori I njohur Edmond Buharaja, ky libër sjell në një dimension tjetër estetikën e muzikës, në periudhën nga antikiteti deri në vitet 700.

Të pranishëm në promovim ishin pedagog të njohur të Universitetit të Shkodrës. Vetë përkthyesi Buharaja, sjell një imazh të asaj çfare muzikologu Fubini ka sjell përmes këtij vëllimi të parë.

Muzikologu Italian Enrico Fubini është një nga ekspertët më të rëndësishëm të estetikës muzikore, sektor ku ai e ka përqëndruar aktivitetin e tij të studimit.

Në karrierën e tij të gjatë, një numër i madh veprash studimore për estetikën e muzikës janë botuar, duke sjell kështu një pasuri të madhe, e cila i shërben jashtë mase këtij lëmi.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, NIS VLERËSIMI I DËMEVE
Artikulli tjetër“SEZON I DËSHTUAR PA NISUR MIRË”