Ndërsa moti ka filuar të japë shenjat e përmirësimit tokat bujqësore që pritej të jepnin prodhim e kanë humbur funksionin e tyre nga përmbytjet e sivjetshme që ndodhën në zonën e nënshkodrës.

Megjithatë pas përfundimit të fazës së parë që kishte për qëllim shpëtimin e jetëve njerëzore, bashkia e Shkodrës ka ngritur grupet e punës për vlerësimin e dëmeve në terren.

Nëpërmjet specialistëve të bujqësisë komisioni i vlerësimit ka nisur punën duke verifikuar të gjitha parcelat e dëmtuara, e më pas banesat e përmbytura.

Demet që janë konstatuar deri tani në të gjitha njësitë janë në masën 90 përqind

Dëmet e shkaktuara në Anën e Malit, Dajc,Berdicë dhe Mali i Jushit cilesohen te konsiderueshme nga autoritete te njesise se vendore.

Ende nuk ka nje shifer te sakte te ketyre demeve. Nje komision vleresimi ka qene zgjidhja e pare emergjente qe eshte ndermarre nga Bashkia e Shkodrës.

Nderkohe, pritet qe po ky komision vleresimi te jape zyrtarisht nje shifer per demtimet qe rezultuan në këto zona

 

Artikulli paraprak“BASHKË KUNDËR DROGËS”
Artikulli tjetër“ESTETIKA MUZIKORE” NGA ENRICO FUBINI