UEFA ka konfirmuar orarin e ndeshjeve të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë, duke nisur nga data 10 qershor.

Kombëtarja shqiptare do ta nisë aventurën në Euro 2016 në ditën e dytë të Evropianit me ndeshjen ndaj Zvicrës, më 11 qershor në Lens në orën 15:00. Ndeshjen e dytë Shqipëria e zhvillon kundër Francës, mikpritësit të Europianit, më 15 qershor. Ky takim do të luhet në Marsejë në orën 21:00. Takimin e fundit në fazën e grupeve Shqipëria do ta luajë më 19 qershor ndaj Rumanisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 21:00 në Lion. Një ditë më parë tekniku De Biasi bëri të ditur edhe emrat e lojëtarëve që ka grumbulluar për Kampionatin Europian.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 18 VJECAR
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, SHPALLËN PËRFITUESIT E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE