Nga  Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, është  arrestuar  në flagrancë shtetasi: M. Erkoqeviç, 18 vjeç, banues në Shkodër I cili akuzohet për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve të ftohta”.

Arrestimi I të riut u bë me datë 21.05.2016 si dhe u  procedua në gjëndje të lirë shtetasi E. Bandula, 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me dorezë të hekurt në kokë shtetasin me iniciale, M.Sh, 17 vjeç, banues në Shkodër.Nga kontrolli që ka ushtruar policia në banesën e Erkocevic u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -1 (një) dorezë e hekurt -1 (një) thikë si në formë bixhaku -1 (një) shkop si ato të gomës

Artikulli paraprakLIBËR PËR DASHURINË SEKRETE TË MICHAEL JACKSON
Artikulli tjetërEURO 2016, UEFA KONFIRMON ORARIN E NDESHJEVE TË SHQIPËRISË