Europa rrezikon të bie pre e nacionalizmit duke mbyllur kufijtë si mënyrë për zgjidhjen e krizës më migrantët.

Kështu ka paralajmëruar Kancelarja gjermane, Angela Merkel, por ka shtuar gjithashtu se kjo nuk është zgjidhja e duhur e krizës së migrantëve. Austria ka thënë se do të mbyllë kalimin kryesor kufitar me Italinë, Brenner, nëse është e nevojshme për të ndaluar rrjedhën e migrantëve. Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, pasi ka biseduar me kancelaren Merkel në Romë, ka thënë se strategjia e Austrisë është “gabim” dhe “e pajustifikueshme”. Merkel u ka thënë gazetarëve se kriza me migrantë duhet të zgjidhet jo me mbyllje të kufijve. “Nuk mund t’i mbyllim kufijtë. Duhet të jemi besnikë ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Merkel. Sipas saj, vendet e Bashkimit Evropian duhet të mbrojnë marrëveshjen e Schengenit për lëvizje të lirë ose, në të kundërtën, “rrezikojnë të rrëshqasin në nacionalizëm”. Europa po përballet me krizën më të rëndë me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Artikulli paraprakSHKODËR, DIGJET AUTOMJETI NË AFËRSI TË NJË BANESE NË FSHATIN TRUSH
Artikulli tjetërDITA E LULEVE, ADEMI: PO RIKTHEJMË TRADITËN NË SHKODËR