Një automjet tip Rover me targë SH 1516 E është djegur në oborrin e një banese në fshatin Trush të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22.00, ndërkohë që në banesë kanë qënë bashkëshortja e pronarit të mjetit dhe fëmijët. Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit N. Patani i cili ndodhej në Greqi ndërsa familjarët i kishte në shqipëri.Në momentin që e zonja e shtëpisë ka konstatuar flakë në makinë ka lajmëruar fqinjët , ku këta të fundit më pas lajëmruar zjarrëfikësen për shkak se nuk arritën që të shuajnë flakët të cilat rrezikonin edhe banesën.Familjarët kanë deklaruar se dyshojnë për zjarrëvënie të qëllimshme.Megjithatë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur mënjëherë hetimet ndërsa paraprakisht dy janë pistat ku janë përqëndruar , shkëndija elektrike ose zjërrëvënia e qëllimshme.Vetë familjarët kanë thënë se nuk kishin konflikte me njeri.

Artikulli paraprak20 MILIONË EURO NGA BAYERN PËR HYSAJN?
Artikulli tjetërEuropa rrezikon mbylljen e kufijve për migrantët, Merkel: Nuk është zgjidhja e duhur